Prokurorive i hiqen policet e ruajtjes se objekteve

TIRAN- Qe nga mengjesi i djeshem te gjithe godinat e Prokurorive ne vend kane mbetur pa efektive te policise qe ruanin dhe siguronin keto ndertesa. Ne zbatim te njw vendimi te Keshillit te Ministrave me nr.333 te dates 28 prill 2010 Per ruajtjen dhe sigurimin e objekteve shteterore te gjithe ndertesat e institucioneve te akuzes kane mbetur pa efektive policie.
Vendin e tyre pritet qe ne ditet ne vazhdim ta zene efektive te policise private te cilat do te kontraktohen me tender nga Prokuroria e Pergjithshme dhe institucionet ne vartesi te saj. Keshtu qe deri ne tenderimin e ketyre punonjesve te policise keto godina do te ruhen nga personeli i administrates se ketyre institucioneve me tre turne.
Ky vendim i Keshillit te Ministrave ishte parashikuar te hynte ne fuqi me 1 janar por zbatimi i tij ishte shtyre deri me daten 1 mars kur edhe per efektivet e Komisariatit te Ruajtjes se Objekteve Shteterore ka qene detyra e fundit qe kane kryer ne keto institucione.
Efektivet e ketij Komisariati tashme do te shperndahen neper vende te ndryshme te Komisariateve ne vend ku do te vazhdojne te kene nen ruajtje vetem selite e perfaqesive diplomatike dhe konsullore ne Republiken e Shqiperise per 24 ore.
Nderkaq po keto police do te jene prezente ne ruajtjen e Gjykatave se Shkalles se Pare Apelit Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese vetem gjate tete orareshit zyrtar te punes duke perjashtuar ketu ruajtjen e tyre gjate diteve te pushimit. Per ruajtjen e ketyre ndertesave pas orarit zyrtar te punes dhe per fundjava te gjithe shkallet e gjyqesorit do te kontraktojne kompani private per ruajtjen dhe sigurine e ndertesave.
Sipas vendimit te qeverise nder institucionet kryesore te akuzes ne vend qe mbetet ne meshire te policise private eshte edhe Prokuroria per Krime te Renda. Ketij institucioni nga ana tjeter po kjo qeveri i ka kerkuar te kryeje hetimet pasurore ndaj te gjithe personave qe nuk justifikojne pasurine e tyre ne zbatim te ligjit Antimafia.
Nderkohe po ky institucion prej vitit 2005 ka marre ne shqyrtim duke hetuar dhe gjykuar shume persona me rrezikshmeri te larte shoqerore per vepra te renda penale qe nga vrasjet trafikun e droges dhe femrave gjobevenes dhe hetimit pasuror mbi bazen e ligjit Antimafia. Gjithashtu brenda kesaj ndertese ndodhen nje sere dosjesh penale te personave qe po hetohen dhe gjykohen per krijim te bandave kriminale e krime te ndryshme qe tashme do te ruhen nga punonjes te policise private.
Ne kohen kur po diskutohej ky vendim qeverie ishte Prokurorja e Pergjithshme e cila me ane te nje letre drejtuar Keshillit te Ministrave i ka kerkuar qe te mos perjashtohen institucionet e akuzes nga ruajtja me efektive te Policise Shteterore pasi sipas kryeprokurores Rama Prokuroria e Pergjithshme dhe prokurorite ne varesi te saj nuk mund te ushtrojne detyren e tyre kushtetuese nen mbrojtjen e punonjesve te policise private packa se qeveria nuk i ka parashikuar ne buxhet te ketyre institucioneve shpenzimet per policine private.