E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garda dorezon kasetat e regjistrimit policia jo

TIRAN- Edhe pse gjate demonstrates se 21 janarit agjente te ndryshem te policise se Tiranes kane filmuar demonstruesit dhe veprimet e tyre duke mos perjashtuar ketu edhe regjistrimin e veprimeve te Policise dhe Gardes se Republikes keto pamje nuk i jane dorezuar ende grupit hetimor te prokurorise qe po punon per zbardhjen e pasojave te kesaj demonstrate ku mbeten te vrare kater protestues dhe gjashte te tjere u plagosen.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve vetem Garda e Republikes ka dorezuar pamjet e filmuara nga operatori i tyre diten e demonstrates se 21 janarit.


Sipas ketyre burimeve mesohet se diten e demonstrates se 21 janarit drejtuesit e larte te Policise se Shtetit kishin urdheruar vartesit e tyre qe te angazhonin me kamera te vogla dore agjente civile te Komisariateve te ndryshme dhe Drejtorise se Tiranes qe te regjistronin demonstruesit dhe veprimet e tyre.


Diten e demonstrates mes turmes se demonstruesve dhe ne vende te ndryshme po ne bulevardin Deshmoret e Kombit jane angazhuar agjente civil te policise me kamera ne dore qe filmonin cdo levizje te demonstruesve.


Ata ishin vendosur mes turmes dhe pikave te ndryshme ne bulevard duke filmuar demonstruesit qe hidhnin gure e sende te forta ne drejtim te policise dhe Gardes se Republikes qe ndodhej brenda rrethimit te kryeministrise. Keto agjente kane filmuar gjate gjithe kohes dhe me pas bazuar ne keto pamje demonstrues te ndryshem jane arrestuar-thane burimet e Prokurorise.


Por keto kaseta ende nuk jane dorezuar ne prokurori edhe pse ata jane filmuar nga agjente te policise per llogari te tyre. Disa televizione kane transmetuar fytyrat e ketyre agjenteve dhe pozicionet e tyre nga ku filmonin por qe asnje kasete e regjistruar nuk eshte dorezuar-thane burimet e prokurorise duke hedhur dyshime se ne keto regjistrime mund te jene filmuar edhe gardistet duke qelluar ne drejtim te turmes dhe ne ajer.


Sipas prokurorise ne ditet ne vazhdim do ti kerkohet me shkrese zyrtare Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit qe Drejtoria e Tiranes dhe Komisariatet qe posedojne keto kaseta regjistrimi ti dorezojne ne prokurori.


Po keto burime saktesuan se vetem pak dite me pare drejtuesit e Gardes se Republikes disa prej tyre tashme nen hetim i kane dorezuar grupit hetimor nje kasete te regjistruar nga operatori i tyre diten e demonstrates se 21 janarit.


Por nga operatori i Gardes eshte filmuar vetem turma dhe jo veprimet e efektiveve te Gardes se Republikes. Deri me tani sipas prokurorise jane administruar pamjet filmike te te gjitha televizioneve qe diten e demonstrates kane regjistruar me kamerat e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›