E Diel, 1 Nëntor 2026

Promovim i turizmit nga zemra e natyrës, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e kësaj të diele ta nisë nga natyra, duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga lumi Vjosa.

Në videon e publikuar, kreu i qeverisë tregon ujërat e kristalta të Vjosës, mes peizazheve të paprekura dhe gjelbërimit që karakterizon zonën.

“Mirëmëngjesi dhe me aventurat e eksplorimit të natyrës nga Vjosa me kayak, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›