E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asad Jemi ne lufte

Presidenti sirian Bashar Al-Assad pranoi se vendi i tij është në gjendje lufte, pas më shumë se një viti që nga koha kur nisën kryengritjet kundër tij. Duke iu drejtuar kabinetin e tij të ri, Assad theksoi se të gjitha përpjekjet duhen përqëndruar tek fitimi i luftës.

"Ne jetojmë në një gjendje të vërtetë lufte nga të gjitha këndvështrimet", "Në momentin që ne jemi në luftë, të gjitha politikat, të gjitha palët dhe të gjithë sektorët duhet të drejtohen për të fituar këtë luftë"-u tha presidenti Assad anëtarëve të kabinetit të cilët u betuan ditën e martë.
Ai kritikoi vendet që kanë bërë thirrje që ai të heqë dorë, duke thënë se Perëndimi "merr e nuk jep kurrë dhe kjo është provuar në çdo fazë deri tani".

Disa orë më vonë, persona të armatosur sulmuan televizionin mbështetës të qeverisë duke marrë jetën e tre personave. Një komision hetimor është ngritur për të hetuar mbi autorët e masakrës në Hula ku humbën jetën 108 persona. Më parë, aktivistët thanë se luftime të ashpra kane ndodhur në periferi të Damaskut. ndërsa incidenti me Turqinë i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Sirisë me ndërkombëtarët, të cilët gjithnjë e më shumë po bëjnë thirrje për largimin nga pushteti të Bashar Al Assad.
Të martën, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha para parlamentit se në qoftë se trupat siriane do t’i afroheshin kufirit të Turqisë, ato do të shihen si një kërcënim.
Siria këmbëngul se avionic F-4 Phantom u qëllua Brenda territorit të Sirisë, që prej fillimit të trazirave në Siri më shumë se 10 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa vendi përjeton çdo ditë përmasat e një lufte civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›