Promovohen ne shqip tre vepra te rendesishme evropiane
Janë promovuar tre vepra të rëndësishme që lidhen ngushtë, me historografinë europiane. Bëhet fjalë për tre botime të rëndësishme që janë Historia e Francës që mban autorësinë e Zhorzh Dubu, Historia e Italisë nga Pierre Milza dhe Historia e Spanjës që mban firmën e dy historianëve të shquar Fernando Garcia de Cortazar dhe Jose Manuel Gonzales Vegas. Ministri i Kulturës Aldo Bumçi gjatë fjalës së tij vlerësoi ardhjen në shqip të këtyre veprave si mjaft të rëndësishme.
Botuesi Petrit Ymeri tha se kjo kolanë vjen në kuadër të pasurimit të botimeve për njohjen e historisë së popujve dhe shteteve.
Ndërkohë që edhe historiani Pëllumb Xhufi vlerësoi emrat, të cilët kanë shkruar këto vepra dhe e cilësoi si sfidë që këto botime i bëjnë botës së internetit.
Kjo kolanë për historinë e popujve dhe shteteve do të pasurohet me vendet e tjera europiane përmes dokumentave dhe fakteve të reja historike.