E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saldana si Nina Simone

Aktorja, Zoe Saldana, do të interpretojë rolin e këngëtares legjendare të muzikës jazz, Nina Simone, në filmin që mban titullin “Nina”.

Aktorja 34-vjeçare zgjoi polemika posa u njoftua se asaj i është besuar roli i Simone, për shkak se kritikët pohonin se Zoe nuk kishte ngjyrë të mjaftueshme për interpretimin e këngëtares. Edhe vajza e këngëtares, Simone Kelly, ishte ndër kritikët më të ashpër. Në profilin e saj në Facebook, Kelly shkroi se, po të shikohet pamja e saj e jashtme, Zoe Saldana nuk ishte as afër përzgjedhjes së duhur.

Por, në xhirime doli krejt e kundërta. Gjatë xhirimit të skenave, Saldana u shfaq me një hundë artificiale dhe me ngjyrë lëkure më të errët se të sajën.

Ndryshe filmi do të bëjë fjalë për jetën e jazz këngëtares dhe pianistes, përfshirë këtu lidhjen e të dashurisë me menaxherin, Clifton Henderson.

Filmi “Nina” pritet të dalë në kinema në vitin 2013.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›