Promovohet “Polifonia e tekstit letrar” e Mahmud Hysës

Sot (e premte) në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë (në orën 11.00) bëhet përurimi i librit më të ri të historianit të letërsisë shqiptare, Prof. dr. Mahmud Hysës, “Polifonia e tekstit letrar”.
Fjala është për veprën Studime 5, në të cilën janë përmbledhur esetë për opusin krijues të shkrimtarit të mirënjohur, Ibrahim Kadriu. Bëhet fjalë për ese e studime për 17 romane e katër libra të tij diskursivë të studiuesit të letërsisë, profesorit universitar, Mahmud Hysës.
Fjalën kryesore pritet ta ketë njëri prej recensentëve, akademik Jorgo Bulo.