Promovohet “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore”- Botimi i ri, një pasqyrë e projekteve dhe vizioneve moderne

Arkitektura bashkëkohore shqiptare vjen e përmbledhur në një botim që dokumenton zhvillimet më të fundit të profesionit dhe krijimtarinë e arkitektëve shqiptarë në rajon.
Libri “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare ” u promovua si vëllimi i tretë i një cikli botimesh që synon të evidentojë dhe promovojë arkitekturën e realizuar nga arkitektë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes punimeve të përzgjedhura, libri sjell një panoramë të larmishme të arkitekturës bashkëkohore shqiptare, duke reflektuar tendencat, cilësinë dhe identitetin e saj.
Botimi nuk është thjesht një katalog projektesh, por një dëshmi e zhvillimit të arkitekturës në kohën tonë.
Çdo projekt paraqet një mënyrë të veçantë të konceptimit të hapësirës dhe, të marra së bashku, këto fragmente krijojnë një pasqyrë të evolucionit të arkitekturës shqiptare.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/