E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet antologjia poetike e Vincës

Të enjten (sot), me fillim nga ora 12, në Bibliotekën Kombëtare dhe mbahet prezantimi i antologjisë poetike “Muza e Mëmëdheut”, të autorit Agim Vinca.

Për librin do të flasin, botuesi Xhevahir Lleshi, poeti Visar Zhiti, dhe studiuesi Liman Matoshi.

Në antologjinë poetike “Muza e Mëmëdheut’ janë përfshirë poezi të njëqind poetëve të mirënjohur shqiptarë, si De Rada, Naimi, Pashko Vasa, Serembe, Dara i Ri, Skiroi, Doçi, Shiroka, Çajupi, Mjeda, Fishta, Asdreni, Gjeçovi, Gurakuqi, Prenushi, Noli, Poradeci, Migjeni, si dhe poezitë e poetëve bashkëkohorë nga tërë hapësira shqiptare.

Në parathënien e librit, autori pohon se synim i tij ka qenë mbledhja në një vend i poezive më të bukura në gjuhën shqipe kushtuar atdheut, “për t’ua dhuruar ato lexuesve shqiptarë, kudo që janë, në 100-vjetorin e krijimit të shtetit modern shqiptar”.

Antologjia “Muza e Mëmëdheut” është botuar nga Shtëpia Botuese Uegen, nga Tirana, dhe nga Shtëpia Botuese Artini, nga Prishtina.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›