Dortmund ‘blindon’ Reusin

I transferuar nga Borussia Monchengladbach për 17 milionë euro, Marco Reus është shndërruar në një prej futbollistëve kryesor të Borussia Dortmundit në stinorin e tij të parë me kampionin e Bundesligës.
Mediet gjermane kanë njoftuar të enjten se për ta blinduar nga interesimi i mundshëm nga gjigantët e tjerë evropianë, drejtuesit e Dortmundit kanë përfshirë në kontratën e Reusit – që vlen deri në vitin 2017 – dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh.
Reus kërkohej edhe nga Bayern Munich por në fund zgjodhi Dortmundin.