Promovohet filmi "Rachel Getting Married"

Promovohet ne Amerike filmi me i fundit i Anne Heathway, "Rachel Getting Married".
I drejtuar nen regjine e Jonathan Demme, ky film gjurmon ne dinamikat e nje familjeje dhe veshtiresit emocionale te saj.
Ai eshte xhiruar ne formen e nje dokumentari, me nje stil eksplorues dhe dialogje terapeutike. Rachel, interpretuar nga Rosmarie De Witt eshte ajo qe do te martohet por ne qender te vemendjes se te gjitheve eshte e motra Kim, aktruar nga Heathway.
E sapo dale ne nje qender rehabilitimi Kim ka nje karakter te paqendrueshem, i pelqejne telashet dhe nuk di te jetoje pa dramaticitet.
Nje tragjedi ne familje, ka shkaktuar percarjen mes tyre dhe prinderit e divorcuar nuk kane ditur te rikthejne gjerat si me pare. Heathway thote se cdokush mund te gjej pak nga problemet personale tek kjo familje.