E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e Hollywood si kukulla Barbi

Një artist filipin, Noel Cruz, ka realizuar disa kukulla që portretizojnë në cdo detaj njerëzit e famshëm të botës së kinematografise. Pasioni i tij i vecantë ka bërë që shumë aktorë të njohur të ekranit të madh të kenë një kukull identike si ata.

Nga Johnny Depp tek Angelina Jolie, kukulla e së cilës u shit për 2000 sterlina në Internet, kalon tek Nicole Kidman, Daniel Craig, Tobey Maguire, Kirsten Dunst dhe Keira Knightley.


Ngjashmëria midis kukullave dhe yjeve hollivudiane është e habitshme si në tipare, ashtu dhe në veshje. Kukulla që portertizon Johnny Depp mban veshur pallton e kaltër shumë të dashur nga “Pirati i Karaibeve”. Ndërsa, Angelina shfaq shikimin e saj melankolik dhe Nicole Kidman elgancën e saj të zakonshme. Aktorët tashmë jënë kukulla në formatin e Barbit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›