Wanted, Jolie bëhet vrasëse

Uezli, interpretuar nga James McAvoy, ka një punë që s’i pëlqen aspak, një të dashur që e tradhëton me mikun e tij më të mire dhe një jetë të pakuptimtë e pa stimuj për të ardhmen. Gjithcka merr të tjera përmasa kur në jetën e tij shfaqet Fox, interpretuar nga Jolie, një vrasëse e pashpirt që e fut në një organizatë mijëravjecare që kërkon t’a ktheje botën në kaos. Gjithcka duket perfekte për Uezlin, derisa arrin të kuptojë se ai zotëron gjithcka, përvec kontrollit të jetës së tij.
Trilleri, “Wanted“ përmban shumë aksion brenda tij. I cilësuar si një betejë e pafund, filmi përmban skena akrobatike ku kërcehet nëpër trena, apo përdoren arte marciale.
Për sa i përket përdorimit të armeve, që Angeline Jolie i përdor me zhdërvjelltësi në film, duket se edhe në jetë aktorja nuk do të ngurronte t’i përdorte në rast rreziku. E pyetur para premierës se cfare mendimi ka ajo rreth përdorimit të armeve, Jolie zbulon se së bashku me Brad Pitt, jo vetëm që nuk jane kundra, por madje kanë një të tillë në shtëpinë e tyre. Dhe do të ishte e aftë t’a përdorte nëse fëmijët e saj do të kishin rrezik të cënoheshin. Duke pohuar një tendencë për të përdorur bërrylat, aktorja thotë se të gjithë duhet të dinë të vetembrohen, dhe se cifti Pitt - Jolie, duan që fëmijët e tyre të mësojnë patjetër një art marcial. E nese s’do të ishte vetë bukuroshja hollivudiane që do të pohonte gjëra të tilla, kush do t’a besonte?