E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri i Dr Faruk Borova

Promovimi i një libri ka mbledhur së bashku dibranë e tiranas sepse janë protagonistë të librit më të ri të dr.Faruk Borovës.
Nuk mungoi as kryebashkiaku i Tiranës, një banor i hershëm i rrugës së Dibrës.
Lulzim Basha i falenderoi tiranasit për mikpritjen që i bënë komunitetit dibran, por dhe i njohu me rëndësisnë që i është kushtuar rrugës që lidh këto dy qytete, rrugën e arbrit.

“Brenda pak ditësh, unë do të kem kënaqësinë e veçantë si kryetar i Bashkisë por edhe si banor i hershëm i zonës, të jem i pranishëm në rikualifikimin urban të rrugës së “Dibrës” e cila po përfundon me parametrat më modernë të mundshëm, duke i dhënë komunitetit autokton dhe të vjetër të kësaj zone rrugën që meritonin dhe që nuk e kanë pasur prej shumë kohësh. Kjo kënaqësi do ishte e cunguar nëse unë nuk do të ndaja me ata banorë, me të gjithë ju sot këtu, me kryetarin e komunës së Dibrës dhe me shumë e shumë bashkëqytetarë nga Tirana, Dibra, Mati, Shkupi, Tetova e anembanë Shqipëria lajmin e gëzuar se ky në fakt është vetëm përfundimi i një projekti madhor i cili është premtuar për t’u realizuar në 24 muajt e ardhshëm nga Kryeministri Sali Berisha dhe kjo është rruga e Arbrit, rrugë e cila do të përthyejë në mënyrë të paimagjinueshme edhe distancën fizike midis Tiranës e Dibrës, pasi distanca shpirtërore ka avulluar prej kohësh.

Me këtë rrugë do të bëhet e mundur ne që nga qendra e Dibrës së Madhe, e sheshit “Skënderbej”, me një shpejtësi mesatare prej 80 km në orë,njerëzit do të gjenden pranë shtëpive të njeri tjetrit, në më pak se 60 minuta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›