Rama ne Ballsh Vota per nr 29 do te cliroje shqiptaret nga varferia dhe taksat
Nga Ballshi ku prezantoi kandidatët socialistë, Edi Rama u angazhua të çlirojë shqiptarët nga pesha e taksave. Por për të bërë këtë, ai kërkoi që të gjithë të zgjedhin atë që e quaji “29-a e clirimit”.
Një kryq mbi numrin 29 në fletën e votimit.
Nga Ballshi, Edi Rama tha se kjo është e vetmja mënyrë për të çliruar Shqipërinë nga varfëria.
“29 do të clirojë shqiptarët nga varfëria. 29 e clirimit do të clirojë 95% të shqiptarëve nga taksat. Sepse ne jemi të vendosur të ulim taksat për 95%.
Ne jemi të vendosur ta heqim nga zverku i këtij populli taksimin e sheshtë dhe të vendosim taksimin e ndershëm”- theksoi Rama.
Rivalit demokrat e paralajmëroi të mos lodhet kot me premtime, pasi shqiptarët nuk do t’i besojnë më 23 qershor.
“Kujton se do ja hedhi lumin me perralla, por partinë e tij, programin e tij e ka marrë lumi me kohë”.
Lideri socialist tha se nuk ka asnjë dyshim që përmes votës, qytetarët e Ballshit do të vendosin të heqin pasuritë nëntokësore të qytetit të tyra nga duart e një pak njerëzve.
“Më 23 qershor ballshi do të votojë që nga nxjerrja e naftës të mos përfitojë një grusht kusarësh”
Rama nënvizoi se nëse vjen në pushtet do të heqë nga zverku i popullit taksimin e sheshtë duke e zëvenduar atë me një taksim të ndershëm. Ai premtoi gjithashtu se mësuesit dhe punonjësit e tjerë të administratës nuk do të merren kurrë më peng për bukën e gojës.