Cikloni Sandi ka kaluar Nju Yorku nen uje
Ka ndodhur gjithçka brenda një nate, përmbytja më e madhe e shekullit të fundit në Nju Jork, 14 të vdekur përgjatë bregut lindor amerikan, dhe një në Kanada, 6.5 milionë persona pa energji elektrike. Deri në momentin e fundit njujorkezët dhe amerikanët që jetojnë në bregun lindor, edhe pse janë paralajmëruar nga kryebashkiaku, dhe nga vetë presidenti Obama, kanë shpresuar se Sendi nuk do të ishte aq i egër por do të kalonte si uragani Irenë. Uragani që një vit më parë bëri dëme por nuk provokoi katastrofa. Në orën tetët të mbremjes së djeshme, metropoli ka nisur të zhytet në ujë, ndërkohë që gratacelat vibronin nga erërat e forta. Zona të tëra në Manhatanin e poshtëm, Bruklin, dhe Stejtën Island, janë zhytur nën një metër e gjysëm ujë. Uji i kripur është futur dhe në stacionet e metropolitanës, dhe ka përmbytur tunelet. Janë përmbytur dhe pistat në aeroportin Kenedi dhe la Guardia më ët populluarit e rajonit. Më pas kanë filluar shpërthimet dhe zjarret shumica e të cilave si pasojë e qarkut të shkurtër. Pas mesnate, fuqia e erërave ka filluar të zvogëlohet dhe ujërat janë tërhequr, ndërsa uragani i deklasifikuar në ciklon tropikal, ka vazhduar drejt veriut, Ohajos dhe liqeneve të mëdha, pasi ka provokuar bë Uest Virxhinia dhe Pensilvania stuhi të vërteta dëbore. Nju jorkezët kanë pritur orët e para të mëngjesit për të verifikuar dëmet materiale personalisht. 19 nëpunës të shoqërisë Kon Edison që menaxhon shërbimet elektrike në Nju Jork kanë mbetur të bllokuar për disa kohë në një stacion elektrik. Por në Nju Xhersi gjendja ka qenë dhe më alarmante. Atlantik Siti është përmbytur, aty ka kaluar dhe qendra e stuhisë që ka krijuar shumë dëme materiale. Uragani Sendi ka shkaktuar një viktimë dhe në Kanada, një grua ka vdekur në Toronto pasi është goditur nga një tabelë rrugore e shkulur nga erërat me një shpejtësi prej 65 kilometrash në orë.