Promovohet libri me i ri i shkrimtarit Moikom Zeqo
Në ambjentet Akademisë së Shkencave është promovuar libri më i ri shkrimtarit, Moikom Zeqo “Refuzimi i shkrimit”. Në këtë vepër janë përmbledhur një numër tregimesh të mirëfillta, skica dhe proza eseistike, ku vetë shkrimtari na bën me dije se nuk mund të klasifikohen plotësisht në një zhanër të caktuar, por që kanë një modernitet të theksuar përmes hibridizimit të gjinive.
Që në titull shkrimtari provokon, por lidhur me rezuzimin e shkrimit, por është një refuzim pozitiv, pasi vepra refuzon gjuhën ku lind dhe përkthehet në shumë gjuhë të tjera. Vepra përqafon harkun kohor 1970 deri në vitin 2010, dhe ku në brendi gjenden dy peligrinazhe ai i jashtëm dhe peligrinazhi i brendshëm. Ky botim vjen si plotësim i koleksionit të librave në prozë të shkurtër të autorit si “Gjumashët e Efesit”, “Adami i Fshehur”, “Njeriu Jeshil”, “Shitësit e Kaosit” dhe “Klepsidra”.