E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet vepra Historia e Krishtrimit

Është promovuar vepra “Historia e Krishtrimit” nga shtëpia botuese “Dituria” shqipëruar nga Sonila Kora. Historia  e kishës dhe e krishterimit, dhe  ndikimi që ato kanë pasur në histori, meriton një vend të veçantë. Kjo ka qenë bindja që ka frymëzuar librin, shkruar nga Gian Luca Podestà, profesor i Historisë së Krishterimit në Università Cattolica i Milanos, autori i pesëmbëdhjetë kapitujve të parë, dhe Giovanni Vian, profesor i historisë së kishave të krishtera në università e Venecias, autor i shtatë kapitujve të fundit. Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishtërimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar.
Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri të perspektivat e mijëvjeçarit të tretë. Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialog me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›