Promovohet, vetëvendosja në rastin e Kosovës
16/02/2010 Ministria e Kulturës
Me rastin e 2-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Kosovës u promovua libri: "E drejta e vetëvendosjes: rasti i Kosovës", me autor z. Enver Bytyçi.
Ministri Xhaferaj, në kuadër të 2-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, theksoi: “Zgjodhëm që këtë përvjetor ta përkujtojmë disi ndryshe nga vitet e tjera, duke promovuar librin “E drejta e vetëvendosjes: rasti i Kosovës”, të autorit Enver Bytyçi. Dhe megjithëse ky libër është një përmbledhje interesante në fushën e studimeve për këtë temë, dua të theksoj se pavarësia e Kosovës si akt, si proces, si përvojë historike unikale ka dimensione shumë më të mëdha. Siç përshkruhet dhe në librin që promovojmë, pavarësia e Kosovës ka kushtuar për ne shqiptarët shumë sakrifica: sakrifica njerëzore, materiale dhe
nacionale. Rrallë popull e ka paguar lirinë e tij me çmimin që kanë paguar shqiptarët e Kosovës. Dhe rrallë komb i ka rezistuar me aq vitalitet kërcënimit asgjësues sa shqiptarët e Kosovës.
Ndërsa diplomati i njohur Mal Berisha bëri një përmbledhje të shkurtër mbi librin në fjalë. Ai tha: “Libri që ju, zoti Bytyçi, i keni dhënë në dorë lexuesit shqiptar, është një vlerë reale e shtuar në korpusin e madh bibliotekar të trajtimit të çështjes sonë kombëtare. Libri E drejta e vetëvendosjes: rasti i Kosovës është ndërtuar mbi një bazë shumë të pasur argumentesh bindëse jo vetëm për të tërë ata që merren me aspektin historik dhe bashkëkohor të çështjes Kosova, por edhe për juristët dhe njerëzit e të Drejtës Ndërkombëtare. Për këtë ju meritoni shumë më tepër se këto fjalë përgëzimi dhe vlerësimi. Mendoj se autori ka arritur të pasqyrojë shumë mirë harmonizimin e rolit të faktorit të brendshëm shqiptar në Kosovë, rezistencën e pamposhtur të popullatës, rolin e partive politike dhe të UÇK-së me faktorin ndërkombëtar, duke i dhënë lexuesit tablonë realiste të të tërë elementëve që konverguan në pavarësinë e Kosovës. Merita e tij qëndron ne faktin se njohja e kësaj pavarësie, të fituar në këtë mënyrë, është argumentuar dhe justifikuar në këtë libër me të drejtën ndërkombëtare, çka përbën edhe debatin e fundit të sotshëm, i cili pret një opinion nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, kërkuar nga serbët dhe sponsorizuar pro dhe kundër nga dy fuqitë më të mëdha, SHBA-të dhe Rusia, si dhe aleatët e tyre respektivë”.
Vetë autori i librit, z. Bytyçi, shtoi: “Kur nisa të shkruaj këtë libër dhe kur e përfundova atë, pavarësia e Kosovës nuk kishte mbërritur. Por më vjen mirë që shumë parashikime të hedhura në këtë libër kanë rezultuar si alternativë e zgjidhjes. Shkrimi dhe botimi i këtij libri nuk ishte ndonjë përpjekje për të bërë hipokritin, përkundrazi, ishte një mision për ta rrënuar sa të ishte e mundur hipokrizinë. Nuk ishte një mundim për të shkatërruar falsitetin e historisë, ishte një përpjekje për të shkuar tek e vërteta. Makineria propagandistike e Serbisë na kishte faturuar ne shqiptarëve antivlerat dhe anticivilizimin. Fatkeqësia e të qenit emigrant politik në Gjermani më dha shansin të bija në kontakt me këtë lloj diversioni shovinist, e më pas të hidhja në libër diçka serioze, për të ngritur vlerat e shqiptarëve mbi antivlerat, të cilat i kishin servirur shkenca, Akademia, Kisha dhe shteti serb, pra, të vërtetën mbi trillin, realitetin mbi falsitetin.