Opozita i ka problemet me gjykatat
16/02/2010 Shefi i ekzekutivit mbron pozicionin e tij në funksion të negociatave politike
Për Berishën drejtësia shqiptare ka thënë fjalën e vet dhe nuk mund të dilet kundër saj
Kryeministri Sali Berisha ka bërë të qartë se në gjykimin e mazhorancës çështja e vendimeve të gjykatave nuk konsiderohet çështje bilaterale me opozitën. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i Qeverisë ka dhënë disa detaje në lidhje me bisedimet që zhvilloi në zyrën e Presidentit të Republikës me kundërshtarin e tij politik, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Berisha bëri me dije se i kishte kërkuar kreut të PS-së të listojë të gjitha problemet që ai konsideron se shumica duhet t’i përgjigjet, dhe ato do të trajtohen me seriozitetin më të madh. Por kërkesa e pandryshueshme e opozitës për hapjen e kutive të votimit është pikërisht momenti që ndan të dy kampet. Për Berishën drejtësia shqiptare ka thënë fjalën e vet dhe nuk mund të dilet kundër saj. “Gjykatat kanë vendosur dhe do të vendosin sa herë që palët t’i drejtohen asaj, por vendimi i tyre sapo jepet, nuk është më problem ndërpalësh, por është problem vetëm me gjykatën. Unë nuk i kam kërkuar asnjëherë, askujt, të trajtojë problemet tona me gjykatën. Opozita, edhe kur na ka paditur ne, nuk mban përgjegjësi. Nuk mundem, në asnjë mënyrë, që problemet që opozita ka me gjykatën t’i bëjë probleme midis Qeverisë dhe opozitës. Kjo nuk mund të ndodhë. Për vendimet e gjykatave opozita i ka problemet me gjykatat. Ka qenë dhe do të jetë kështu, derisa gjykatat janë të pavarura dhe të mos i bëjmë vegël të ekzekutivit, që s’mund të bëhen kurrë”, deklaroi kreu i Qeverisë. Ai tha se opozita citon 17 vendime kundër qeverisë dhe mazhoranca nuk i ka kërkuar asnjëherë opozitës të bëjë diçka kundër këtyre vendimeve, pasi ato janë vendime të gjykatave dhe opozita nuk ka përgjegjësi. Për të mbështetur argumentin e tij, Berisha solli shembullin e zgjedhjeve të vitit 2001. Ai tha se Partia Demokratike atëherë ka pasur 10 mandate për deputetë, por socialistët ankimuan vendimin. “Po ju jap rastin kur filloi shqyrtimi i zonës së zonjës Arta Dade nga Fehmi Abdiu. U hap kutia e parë, ndërkohë ishin për t’u hapur të tëra, dhe ajo kuti nxori fituese zonjën Dade. Gjykatësi që po zbatonte, e kuptoni vetë se çfarë, tha se s’ka nevojë për më tutje, sepse kutia tjetër e përmbyste rezultatin. Ne për këtë rezultat nuk thamë se është çështje e Partisë Socialiste. Ne këtë rezultat ia quajtëm gjykatës”, tha Berisha.
Komisioni hetimor
Partia Demokratike dhe forcat e tjera politike, aleate të saj në bashkëqeverisjen e vendit, janë shprehur se janë të hapura për çdo lëshim ndaj opozitës, por kurrsesi nuk lejojnë të hapen kutitë e votimit dhe të vijohet më pas me rinumërimin e votave. Ky është kushti kryesor dhe i pandryshueshëm i mazhorancës në këto negociata. Berisha tha dje se mazhoranca është e gatshme të miratojë që të enjten ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet. Por ai tha se hetimi nuk mund të prekë vendime e gjykatave. Berisha tha se gjykata mori një vendim në dëm të mazhorancës për një mandat në Fier. Mësohet se gjatë negociatave palët kanë rëndë dakord për shumë pika, të cilat rrjedhin nga rezoluta e Këshillit të Evropës. Por nuk gjetën pikë takimi për çështjen e kutive.
Ndryshimet në Kod
Kreu i Qeverisë ka theksuar se gjatë negociatave ai deklaruar se i kërkoi kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që opozita të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të bërë ndryshimet që dëshiron në Kodin Zgjedhor. Berisha paraqiti këtë kërkesë duke u nisur nga fakti se si mazhoranca, ashtu dhe opozita janë shprehur tërësisht dakord me rezolutën e Këshillit të Evropës. “Opozita të marrë dhe të hartojë amendamentin për të gjitha rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe raportit të OSBE/ODIHR-it, i cili është edhe raporti bazë, sepse, nëse rezoluta ka 3-4 rekomandime, ai ka 13 rekomandime. Opozita t’i marrë, t’i konvertojë në amendamente dhe t’i instalojë në Kodin Zgjedhor”, ka deklaruar Kryeministri Berisha.
Taktika elektorale
Demokratët gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare përdorën një taktikë, e cila kishte për qëllim thithjen e sa më shumë votave. Vetë Kryeministri Berisha tha dje se krijimi i një koalicioni të madh parazgjedhor përbën “alfën” e potencialit elektoral. “Si rregull, po shkove vetëm si parti merr gjithnjë më shumë vota, por sa më shumë aleatë të bësh, ndonëse të marrin nga një pjesë, në fund në kosh del më shumë. Kjo është edhe historia e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi qenë me 16 aleatë dhe si shumicë jemi në rregull. E thashë këtë, sepse në rastin e Floridës ishte tjetër. Atje dhe votat ishin më pak, por gjykata e vendosi 5 me 4 dhe u vendos mandati i njeriut më të fuqishëm të botës. E vendosi për shkak të parimit kushtetues”, tha ai.