E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schäuble: Përpiqem të mos e humbas durimin me grekët

BERLIN - Ministri gjerman i financave, Volfgang Schäuble në një intervistë për stacionin televiziv gjerman ARD, deklaroi se ndihma për Greqinë do të jepet me këste dhe pasi qeveria greke së pari të përmbushë angazhimet e saj, duke futur masat e reformës në legjislacionin e saj deri më 1 mars, duke theksuar me kuptim se «përpiqet të mos humbi durimin me grekët».

Në të njëjtën kohë zbuloi se po përparohet edhe një lloj «Plani Marshall» për zhvillimin në Greqi, duke shpjeguar se për zhvillimin janë kusht reformat, të cilat do ta bëjnë ekonominë greke konkurruese. 

Ai theksoi se Komisioni Evropian ka premtuar se do të përdorë fondet e BE-së në mënyrë më efikase dhe më të përqendruara për Greqinë, cka dëshirojnë, sic theksoi, dhe Banka Evropiane e Investimeve dhe Gjermania.

Ministri gjerman megjithatë, foli për një «seri vendimesh të rëndësishme» të marra nga Greqia periudhën e fundit, të tilla si ulja e pagës minimale, të cilën e karakterizoi të nevojshme, sepse, siç tha, «Greqia është shumë e shtrenjtë për sa i përket kostot së punës». 

Sigurisht, Volfgang Schäuble ka pranuar se nevojitet shumë kohë që këto masa të sjellin rezultate të dukshme dhe vuri në dukje se partnerët e Greqisë duhet të kujdesen nëse zbatohen angazhimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›