E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat Alibeaj Ligji eshte kushtetues

Hartuesi i ligjit te pronave i cili u votua pak dite me pare ne Parlament Enkeljed Alibeaj sqaroi per Alsat se pse ai mendon se drafti nuk eshte antikushtetues. Perkundrazi Alibeaj thote se ligji synon te rregulloje ato deformime te krijuara nder vite nga Agjensite e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te cilet rendojne drejtperdrejte mbi ish-pronaret...

Eshte ligj i cili ne thelbin e vet nuk ben gje tjeter vetem krijon nje mekanizem per te korrigjuar vendimet e dhena me pare nga AKKP. A ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi qe AKKP apo KKP te kene gabuar ne dhenien e prones Nuk ka shqiptar qe te mos thote jo Po ka gabuar. Dhe gabimi eshte nga minimal njerezor deri edhe tek kriminal vjedhja. Pikerisht per kete do te duhej qe shteti administrata te ndermarr kete mekanizem korrigjues tha Enkelejd Alibeaj deputet i PD-se.

Dy dite me pare shoqata Pronesi me drejtesi deklaroi se mazhoranca synon qe me kete ligj te bllokoje pronaret shqiptare qe ti drejtohen gjykates se Strasburgut. Sipas Alibeajt ky eshte nje keqinterpretim dhe si hartues i ligjit sqaron se cfare parashikon drafti ne kete pike...

Nese nje individ mund ti drejtohet sistemit gjyqesor absolutisht mund ti drejtohet dhe gjykates se Strasburgut. Ne thelbin e vete gjykata e Strasburgut kur ka cenuar vendime te sistemit te brendshem gjyqesor shqiptar ka thene pikerisht se shteti shqiptar duhet te gjej zgjidhje. Dhe zgjidhje jep pikerisht ky ligj. E kunderta pra ky ligj jo vetem qe nuk i pengon qytetaret te shkojne ne Strasburg por ben nje zbatim te vendimeve te gjykates se Strasburgut. Pengon shqiptaret te shkojne ne Strasburg po ne kuptimin qe ju jep mundesi zgjidhje problemeve te tyre ketu brenda para se te shkohet ne Gjykaten e Strasburgut tha Alibeaj.

Opozita do ta perqendroje debatin e saj diten e enjte ne Parlament kunder miratimit te ligjit per pronat ndersa ka premtuar se serish do ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per perputhshmerine e ketij drafti me ligjin themeltar te shtetit sic eshte bere heren e pare....

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›