E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Lac dhe Rreshen thirrje per protesta

Thirrjet e opozites per te rrezuar qeverine me protesta u perseriten serish ne Lac dhe Rreshen nga kryesocialisti Edi Rama. Varferia ne te cilin eshte zhytur vendi dhe zgjidhja me borxhe qe vazhdon te marre qeveria duhet te ndalen tha Rama ne fjalen e tij.

Shqiperia sot eshte futur ne ate faze te tatepjetes ekonomike ku lan borxhet me borxhe dhe merr borxhe perhere e me te medha duke u zhytur gjithmone e me thelle ne borxh. Kjo do te thote qe jo vetem e tashmja por dhe e ardhmja jone po vihet peng nga qeveria dhe Sali Berisha dhe kjo mjafton qe te gjithe ne te cohemi ne kembe dhe te protestojme me te gjitha fuqite tona per ta larguar qeverine me Sali Berishen. Nuk meritojne te qendrojne aty sepse vodhen votat per te vazhduar te vjedhin Shqiperine dhe e kane cuar vendin ne prag te falimentimit ekonomik tha Edi Rama kryetar i PS-se.

Rama e quajti qeverine nje organizate te mirefillte kriminale qe grabit Shqiperine. Sot kur e gjithe Shqiperia po sheh dhe me konkretisht te palarat e qeverisjes po dalin perdite ne diten e diellit permes transparences qe ne i bejme veprimtarise se qeverise. Jemi ne kushtet kur pa e ekzagjeruar aspak qeverisja i ngjan gjithmone me shume nje veprimtarie te mirefillte kriminale tha Rama.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›