E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi reagon pas akuzave: Berisha shpif

Reagon Bashkia e Tiranës pas akuzave që kryeministri ka hedhur ndaj këtij institucioni, për ndërtimin e shkollave. Nënkryetari Shalsi, i ka cilësuar shpifje akuzat e Berishës dhe i ka kërkuar të firmosë ndërtimin e shkollës te Bregu i lumit. 

TIRANE- Ka reaguar menjëherë pas deklaratave të sotme të kryeministrit Berisha ndaj Bashkisë së Tiranës, se investimet në arsim për të kanë qenë qesharake. Nenkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi tha se -gjatë katër viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 37 shkolla të reja. Ai i ka cilësuar shpifje deklaratat e sotme të kryeministrit Berisha. Bashkia e Tiranës gjithashtu i kërkoi kryeministrit të përgjigjet përse prej tre vitesh po bllokon ndërtimin e shkollës te Bregu i Lumit. Ky është një investim i siguruar nga Bashkia e Tiranës, po vazhdon të mbetet peng i një firme të kryeministrit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›