Pronat, ankesat per toke ne AKKP Rozeta Rapushi
Te gjithe ata pronare qe kane ankesa ndaj vendimeve te dhena nga ish-komisionet e pronave ne rrethe, te shkrira tashme, mund ti drejtohen Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, per te drejten e tyre. Keshtu vendosi dje Komisioni Parlamentar i Ligjeve, pavaresisht kundershtimit te deputeteve socialiste te cilet e quajten kete nje procedure, ne kundershtim me kushtetuten. Pavaresisht kesaj, mazhoranca ne komision, vendosi te pranoje propozimin e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili sugjeroi qe AKKP te shqyrtoje keto ankesa. Propozim i cili u vleresua edhe nga kreu i AKKP-se, Elvis Cefa, i pranishem ne mbledhjen e djeshme. “Nga viti 1993 e deri me sot jane dhene mbi 60.000 vendime per pronat. Nga sa kemi pare, shume vendime jane dhene ne kundershtim flagrant me ligjin dhe numri i dhene ne menyre abuzive per vendimet, eshte i larte. Gjykata japin, jo pak here vendime abuzive”, akuzoi Cefa, duke theksuar se AKKP, ka eksperiencen e duhur per te shqyrtuar vendimet dhe i jep nje zgjidhje te mire dhe kushtetuese. Ne te kundert, sipas Cefes, atehere te shkrihet agjencia, sepse nuk ka me kuptim pa ndryshime te tilla ligjore. “Konstatimi im, eshte qe gjykata, nuk ka ate aftesine profesionale qe ka AKKP per hetimin e ceshtjeve te pronesise. Jo pak here, kane dhene vendime ne kundershtim me ligjin”, vijoi ai. Por sipas socialisteve, nje procedure e tille eshte antikushtetuese. Deputetja e PS-se, Vasilika Hysi, tha se si ka mundesi qe agjencia paska pervoje dhe gjyqtaret me eksperience te gjate, nuk paskan pervoje ne keto ceshtje. “Nuk e kuptoj pse me mire ju, se sa gjykata? Eshte antikushtetuese”, tha Hysi, e mbeshtetur edhe nga Shega Ligori. Por pavaresisht debateve, komisioni ne mungese te opozites, qe braktisi mbledhjen gjate procesit te votimit, vendosi qe pronaret e pakenaqur, ti drejtohen AKKP-se. Behet fjale per rreth 7000 dosje, me ankesa te pronareve te cilet nuk jane dakord me vendimet qe ish-komisionet ne rrethe, te shkrira tashme, kane marre ne lidhje me pronat e tyre. Kete sasi te madhe te dosjeve, Agjencia e Kthimit te Pronave, duhet ta shqyrtoje dhe te jape vendim brenda 31 dhjetorit te vitit te ardhshem.
Vendimi
Vetem nje muaj me pare, Gjykata Kushtetuese, shpalli si antikushtetues dy nene te ligjit te pronave, qe lejonin drejtorin e Agjencise se Kthimit te Pronave, te rishqyrtonte me nismen e tij dhe pa kerkese, vendimet e meparshme te dhena per pronat. Nje gje te tille, tashme, do te behet vetem me kerkese te pronareve.
Pronaret kunder mazhorances: Vendimin ta marre gjykata
Pronaret e ligjshem te tokave, reaguan dje menjehere pas vendimit ne Komisionin e Ligjeve, per procedurat e njohjes se pronave. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, nje prej anetareve te Shoqates “Pronesi me Drejtesi”, Agim Toro, tha se ceshtja e njohjes se vendimeve per pronesine kur ankohen pronaret, nuk duhet ti lihet me ne dore Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pasi ky institucion e kishte ne dore dhe nuk ka bere asgje. “Ceshtja ti lihet ne dore vetem gjykates. Ne rast se ka ankesa nga pronaret e ligjshem te tokave, per vendimet e dhena me pare nga komisionet e pronave ne rrethe, atehere ata ti drejtohen ketyre institucioneve. Nje procedure e tille, qe ta shqyrtoje AKKP-ja, vetem sa e zvarrit procesin, pasi ne rast se nje vendim i Agjencise nuk pranohet nga pronari, atehere ai e ankimon ne gjykate”, tha Toro. Sipas tij, korrupsioni me ceshtjen e pronave ne vendin tone vijon te jete galopant dhe procedura te tilla do te zvarrisin akoma edhe me shume procesin e dhenies se vendimeve per pronat. Toro kujtoi, se Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, nuk i ka mbetur edhe shume kohe per te dhene vendim per rreth 7000-8000 dosje qe ka ende pa shqyrtuar. Duke shtuar, se afati perfundimtar per dhenien e vendimit eshte dhjetori i vitit te ardhshem.