Dy levat e Arkimedit Nga Prof. Dr. Sali Berisha
“Per mua eshte nje nder i madh dhe kenaqesi shume e vecante, te ndaj me ju gezimin, krenarine, lumturine e kesaj dite, nje dite, nder me te medhate, ne jeten tuaj. Dita e diplomimit eshte dita e kurores te njeres prej endrrave me te bukura tuajat, por edhe te prinderve tuaj. Sot, nenat, baballaret tuaj shohin te shnderruar ne realitet nje enderr te tyre, qe nis qe me lindjen tuaj. Cdo prind enderron dhe deshiron qe vajza apo djali i tij te diplomohen, te marrin diplomen universitare. Ai ben sakrifica te medha, ndan cdo gje me ju, ne menyre qe ju te arrini kete sukses kulmor qe keni arritur sot me diplomimin tuaj. Por kjo dite eshte dite e madhe per ju sepse ju realizoni nje projekt te madh te jetes suaj. Ju shnderroni ne realitet njerin nga projektet me madhore, nje nga endrrat me te bukura tuajat dhe shenoni nje fillim te ri, te madh per vete, familjen, Durresin dhe mbare shoqerine. Sot ju merrni diplomat, si deshmi e nje suksesi te vecante, si deshmi, si kurore e nje moshe , te viteve me te bukura te jetes.
Te dashur studente dhe studente,
Kjo eshte nje dite e madhe per Durresin. Ky qytet mijera vjecar nuk ka qene kurre me i bukur se sot qe diplomon kaq shume djem dhe vajza te tij ne universitetin e tij te mrekullueshem. Ndaj dhe une duke ju pergezuar ju, familjet tuaja, per mbeshtetjen qe ju kane dhene, dua tu shpreh nje falenderim dhe premtim te madh pedagogeve, dekaneve, rektoreve te universitet te Durresit, por edhe te mbare universiteteve te vendit.
Rektori juaj deklaroi ketu se eshte diplomuar 20 vjet me pare, ne universitetin e Tiranes, kurse ju ne teresi qe te gjithe keni lindur 20 vjet me pare dhe sot diplomoheni ne njerin nga universitetet me te mira te vendit. Por te dashur studente, asgje nuk ka me te forte, me te fuqishme, sesa imagjinata tuaj. Imagjinata dhe pasioni jane dy leva te Arkimedit, me te cilat ju do te ngjisni gjithnje e me lart shkallet e profesionit, shkallet e suksesit.
Por, pavaresisht nga fuqia e kesaj imagjinate, ajo kurre nuk do te mundet te arrije te konceptoje, se cili ishte realiteti, jo ne vitin qe u diplomua kryeministri juaj, pra ne 1967, por ne vitin ne te cilin u diplomua rektori juaj. Dhe ky nuk eshte problemi i imagjinates tuaj. Kjo eshte merite e lirise, kjo eshte merite e transformimeve epokale, qe njerezit e lire, shqiptaret e lire kane arritur te shenojne keto 20 vite dhe ta bejne te paimagjinueshme te shkuaren e tyre.
Te dashur studente dhe studente,
Progresi i universitetit tuaj eshte i admirueshem. Sot ketu diplomohen 450 studente. Universiteti numeron tre here me shume se vitin e kaluar. Universiteti numeron 4500 studente. Ministri i arsimit sapo me informoi se vitin e ardhshem ne kete universitet nisin studimet 2000 studente dhe studente te rinj. Universiteti ka rreth 40 programe studimi, ka mbi 220 pedagoge, ka 8 pedagoge te ftuar nga “brain gain”, pra universiteti ne tere strukturen dhe kurrikulen e tij eshte nje nga me bashkekohoret. Ne kete universitet praktikohen teresisht sistemi i Bolonjes. Ne kete universitet per here te pare behet realitet diploma e shkurter e lidhur me praktiken, ushtrohet ne menyre eficente partneriteti publik, privat. Pra nje nga detyrat me te medha eshte ti pershtatemi tregut, i cili perben nje fuqi te pandalshme natyrore, per pasurimin, prosperitetin dhe zhvillimin e cdo vendi, e cdo shoqerie. Mendoj se universiteti juaj ka marre te gjitha masat per te qendruar ne lartesine e kesaj pershtatjeje.
Te dashur studente dhe studente,
Kater vite me pare ne mbare vendin numeronin gjithsej 52 mije studente. Kete vit ne numerojme 135 mije student dhe studente dhe kjo eshte absolutisht nje nga arritjet me te medha, ne historine e ketij kombi dhe shume shpejte ne do te numerojme 150 mije studente. Por nga ana tjeter ky zhvillim i vrullshem, i arsimit te larte, i arsimit universitar shtron si emergjence reformimin e tij ne vazhdimesi. Reformat ne teresi duhet te jene “perpetum mobile” ne nje bote qe ndryshon. Ne nje bote globale nuk ka alternative tjeter vetem te ndryshosh dhe te ngrihesh ne lartesi, te ndjekesh oren globale. Ndaj dhe ne po bejme cdo perpjekje te mbeshtesim universitetet, por mbeshtetja me kryesore, mbeshtetja e pare dhe me percaktuese do te jete autonomia e tyre. Historia e qyteterimit ka faktuar se universitet kane permbushur misionin e tyre te zhvillimit te kombeve, vendeve, vetem e vetem kur ato kane patur te garantuar pavaresine e tyre. Ndaj dhe jam sot para jush per t’ju garantuar juve, trupen pedagogjike, mbare boten akademike se qeveria eshte e vendosur te beje cdo perpjekje per nje autonomi te plote. Askush nuk duhet t’i trembet autonomise se universiteteve. Ajo eshte atribut dhe dhunti e lirise. Nga ajo perfiton cdo student, perfiton bota akademike, shoqeria ne teresi.
(*) Fjala e mbajtur dje ne ceremonine e diplomimit te studenteve te universitetit “Aleksander Moisiu”, ne Durres