"Shqipëria ka të drejtë të hetojë masakrën e Tivarit"
Duke kundërshtuar vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në komisionin parlamentar, Doda theksoi se "argumenti se shteti shqiptar nuk është vendi i masakrës nuk qëndron. Në vitin 1945 Kosova nuk ishte shtet dhe i vetmi shtet shqiptar i implikuar drejtpërdrejtë në këtë masakër, përgjegjësia dhe bashkëfajësia e të cilit duhet të ndriçohet ishte shteti që drejtohej nga klika komuniste e Enver Hoxhës”.
Sipas saj, "komisioni për hetimin e genocidit të Tivarit do të hetojë mbi implikimin e individëve dhe shtetit komunist megjithë këmbënguljen e socialistëve të sotëm, të cilët mbrojnë xhelatët e dikurshëm, për të mbajtur të fshehur krimet e etërve të tyre".
Në masakrën e Tivarit mendohet të jenë vrarë mbi 4500 persona në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ngjarje të cilën Kuvendi do përpiqet ta zbardhë përmes një komisioni hetimi.