Tragjedia, buxheti gati 58 milione euro

Aktualisht, buxheti i shtetit ka ne dispozicion te kompensimit te demeve te krijuara nga katastrofa e Gerdecit rreth 6 miliarde leke, qe me kursin aktual te kembimit jane rreth 58 milione euro. Shifra eshte bere publike dje nga zyrtaret e Ministrise se Financave. Fondi eshte krijuar si i tille nga fondet e emergjences civile, qe kane qene te miratuara ne buxhetin e shtetit dhe qe administrohen nga Ministria e Brendshme. Pervec fondit te emergjences do te perdoret fondi rezerve i Keshillit te Ministrave dhe fondi i kontigjences, i cili ne buxhetin e shtetit eshte per te perballuar risqe te ndryshme ne procesin e zbatimit te tij. "Ne total eshte nje shume prej 6 miliarde lekesh, qe nga vleresimet paraprake mendojme se do te mjaftojne per te perballuar situaten", eshte shprehur zv/ministri i Financave, pergjegjes per hartimin dhe zbatimin e buxhetit. Ne buxhetin e vitit 2008 eshte parashikuar nje fond i konsiderueshem prej 10,6 miliarde leke si kontigjence dhe fond rezerve. Ky fond eshte i perbere nga 2 miliarde leke fond rezerve i Keshillit te Ministrave, i cili krijohet dhe perdoret ne perputhje me ligjin organik te buxhetit te shtetit. Ndersa 4,6 miliarde leke eshte kontigjence per te perballuar efektet financiare te politikave te rritjes se pagave dhe te pensioneve dhe 4 miliarde leke eshte kontigjenca e parashikuar per ruajtjen e deficitit buxhetor. Qellimi kryesor i parashikimit te fondit te kontigjences eshte i lidhur me eliminimin e riskut ne procesin e zbatimit te buxhetit te shtetit.
Ne kater vitet e fundit, me rekomandimin e Fondit Monetar Nderkombetar, po perdoret nje praktike e re buxhetimi. Kjo politike e re buxhetore ka synuar krijimin e nje fondi kontigjence ne buxhet, i cili do te mund te perdoret per te perballuar situata, qe mund te kanosin realizimin e objektivave kryesore te qeverise te programuara ne planin vjetor. Keto rreziqe, sipas eksperteve te Ministrise se Financave, mund te jene fatkeqesite natyrore, njerezore, mosrealizimi i te ardhurave te programuara dhe ndonje krize e paparashikuar ne ekonomine e vendit etj. Ne rast te ketyre ndodhive, fondi i kontigjences hyn ne perdorim. Vitin e kaluar nje pjese e ketij fondi u perdor per rritjen e pagave. Paralelisht me procesin e gjetjes se fondeve, qeveria po ben nje inventar te sakte te te gjithe demeve te krijuara. Zyrtari i Financave ka shpjeguar se, procedura e kompensimit do te perfshije edhe biznesin. Per shkak se keto aktivitete do te ndihmonin ne rimekembjen e zones, nepermjet punesimit. Por serish hapi i pare do te jete vleresimi i demeve, i cili do te behet me perparesi te biznesi i demtuar.
Sipas kryebashkiakut te Vores, Fiqiri Ismaili, jane shkaterruar plotesisht 313 shtepi dhe mbi 1300 te tjera rezultojne te demtuara ne menyra te ndryshme, kryesisht rende dhe demtime te mesme. Nderkohe, demtime te lehta kane pesuar mbi 700 banesa, te cilat kane qene ne nje rreze relativisht te larget nga pika e shperthimit.
Malaj: Zhdemtimi, te ndryshoje buxheti
Partia Socialiste kerkoi qe qeveria te identifikoje kostot e tragjedise se Gerdecit. Deputeti socialist, Arben Malaj, ndalur ne kete moment, sqaroi se "keto kosto perfshijne kostot e familjeve qe kane viktima njerezore, shtepite e shkaterruara, shtepite qe kane nevoje te rindertohen, demtimet e medha te biznesit dhe njekohesisht edhe mungesen e institucioneve publike, sic jane ato arsimore dhe shendetesore". Por, njekohesisht, ish-ministri socialist, Malaj, iu referua dhe nje tjeter ceshtjeje, e cila, sipas tij, ka te beje me kredibilitetin e qeverise ne menaxhimin e tragjedive te tilla. "Qeveria duhet te paraqese ne nje kohe sa me te afert aktin normativ per te krijuar bazen ligjore te ndryshimeve te buxhetit, duke u dhene familjareve dhe biznesit fondet e destinuara, per te lehtesuar pasojat ekonomike te kesaj krize", vleresoi Malaj. Madje, ne kete pike, Malaj beri me dije se "kjo behet e domosdoshme edhe nga reagimi i banoreve te kesaj zone, te cilet nuk u besojne premtimeve te qeverise. Njekohesisht, kjo behet e domosdoshme duke pare kredibilitetin e cenuar te qeverise qe dhe ne rastin e tragjedise ushtarake ne Dhemblan te Tepelenes, ku banoret jane braktisur dhe nuk kane pare asnje ndihme konkrete per demtime, qe ata pesuan gjate krizes ne kete zone".