Pronat debate te ashpra ne Kuvend

Seanca e sotme në kuvend është zhvilluar me debate të ashpra përsa i takon projektligjit që lidhen me çështjen e pronësisë së tokave bujqësore.
Opozita akuzon qeverinë se po synon të përvetësojë tokat e 8 mijë familjeve në bregdet, nëpërmjet nismës për titujt e pronësisë. Sipas deputetit Erjon Braçe abuzimi shtrihet në 110 milion metra katrorë tokë, për t’ia kalaur ato një grupi njerëzish.
Por ministri i bujqësisë, Genc Ruli, i cili ishte iniciatori i nismës ligjore tha se drafti as nuk krijon ndarje të re të tokës dhe as prodhon tituj të rinj pronësie.
Kreu i republikanëve Mediu kishte ende disa vërejtje mbi projektligjin, i cili, siç tha ai nuk jep ende drejtësi për çështjen e pronës.
“Do na duhen 3500 vjet për të kompensuar pronarët, fatura për pronaret është 30 miliardë dollarë”- tha Mediu.
Në këtë moment Edurd Shalsi i bëri thirrje Mediut të kërkonte falje shqiptarëve që nuk ka bërë asgjë për çështjen e pronave.
“Ministri Mediu nuk di ca bën 20 vjet me Berishën, ndërkohë që parimi themelor i partisë së tij janë pronarët. Sot minimumi që duhet të bënte ishte t`i kërkonte ndjesë shqiptarëve se është në aleancë pa kurrfarë parimi dhe sapo e pohoi” tha Shalsi.