E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në takim me Dulen: Presidenti, mishërimi i unitetit kombëtar

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot një takime me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, ku në fokus të takimit ishte zgjedhja e kreut të ri të shtetit.

Rama theksoi se është momenti për t`i dhënë zgjidhje dy çështjeve të rëndësishme, siç janë zgjedhja e presidentit dhe reforma zgjedhore.

Ne jemi të shqetësuar pasi koha ikën dhe ndërkohë kemi detyrimin e madh për t`i dhënë zgjedhje dy momenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë. Na duhet një reformë zgjedhore e dakortuar dhe e merituar përpara 24 majit, theksoi Rama.

Ai ka theksuar se vendit i duhet një president që të mishërojë unitetin kombëtar. Na duhet një president që të jetë mishërimi i unitetit kombëtar në këtë periudhë historike, ku Shqipëria ka nevoje të shkojë përpara dhe të jetë kontribuuese për gjithçka që i duhet vetë rajonit. Jemi në kushtet ku kryeministri bën shurdhin pasi do një president për veten, ndërkohë që ne kërkojmë një president për të gjithë shqiptarët, përfundoi Rama.

Në fjalën tij, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka theksuar se i qëndron qëndrimit për të mbështetur kandidaturën e ish-kryeministrit Fatos Nano. Ne i qëndrojmë kandidaturës së Nanos. Do të jemi kontribuues të bisedimeve konsensuale dhe do të jemi kundër çdo kandidature nga mazhoranca, theksoi Dule.

Ndërkohë më herët, kryesocialisti Rama është takuar edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta, dhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›