E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do e çojë ky njeri Greqinë drejt fundosjes?

Share

Nga Paul Ronzheimer

BILD

Këto janë zgjedhjet që vendosin fatin e Greqisë. Euro apo dhrahmi? Më 17 maj grekët do të votojnë edhe për qëndrimin e tyre në eurozonë!

Shanset më të mira për fitore në zgjedhje i ka partia Syriza, e të majtës radikale. Shefi i saj është Aleksis Cipras, një radikal i majtë i ashpër.

Sipas sondazheve aktuale, Syriza mund të bëhet forca e parë në parlament. Sipas ligjit zgjedhor në Greqi, fituesi do të marrë edhe 50 vende shtesë në parlament.

Në këtë mënyrë rriten shanset që Cipras të bëhet shefi i grekëve. Për atë Zeus, atëherë Greqinë e kërcënon fundosja!

Ka ardhur koha për të krijuar një qeveri të majtë me mbështetje të gjerë dhe për të përgatitur fundin e politikës që po shkatërron këtë vend, premton lideri i Syriza-s përpara përkrahësve të tij.

Presidenti i shtetit, Papulias, paralajmëron që tani popullin e tij për një muaj të tragjedisë- grekët pas këtyre zgjedhjeve mund të përfundojnë në rrënoja.

Çfarë duan ekstremistët?

Partia e majtë radikale kërkon që NE thjesht tua fshijmë borxhet grekëve të falimentuar!

Njëkohësisht pensionet dhe shpenzimet qeveritare do të rriten dhe do të shtetëzohen ndërmarrjet prodhuese në vend.

Popullsia evropiane nuk mund të jetë dakord me këtë program barbar kursimesh. Politikanët europianë dhe veçanërisht Angela Merkrel duhet ta kuptojë se politika e tyre e kursimeve ka dështuar, thotë Cipras.

Po kush është Cipras?

Ai është i ri, dinamik dhe njeriu që i ka dhënë impulse të forta të majtës greke.

Xhorxh Kluni i Greqisë njihet si njeri i vendosur.

Cipras e nisi karrierën e tij politike si udhëheqës i një rebelimi shkollor në vitet 90 dhe u ngjit menjëherë në krye të partisë së atëhershme Eurokomuniste. Në vitin 2004 u zgjodh president i Syriza.

Por ylli i të majtës greke ka shumë fytyra.

Njëherë flet si një komunist dhe dëshiron shtetëzimin e ndërmarrjeve prodhuese në vend. Më pas e paraqet veten si aktivisteti amerikan i të drejtave të njeriut, Martin Luther King dhe flet për ëndrrën e tij që një ditë të gjithë grekët të kenë të drejta të barabarta.

Kryetarët e dy partive tradicionale ai i quan mashtrues politikë.

Sipas Cipras, Greqia do mbetet në eurozonë, por bankat do i shtetëzojë.

Borxhet? Nuk janë problem i tij. Apo janë?

Nëse ky tribun i popullit vjen në pushtet, kreditorët ndërkombëtarë do të heqin dorë nga kreditimi. Pasoja e menjëhershme: falimentimi i shtetit.

Pasojat sociale për atdheun e demokracisë do të ishin katastrofike- ekziston frika e trazirave sociale.

Që tani grekët po zbrazin llogaritë e tyre bankare- bankat thonë se kanë likuiditet edhe për tre javë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›