E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, dorëzohen pranë AKKP 1012 dosje për kompensim financiar

TIRANË- Një mijë e dymbëdhjetë ish- pronarë kanë dorëzuar dosjet pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kopensimit të pronave për të përfituar kompensimin financiar të vënë në dispozicionj nga qeveria për këtë vit. kreu i agjencisë, Elvis Çefa deklaron për neës 24 se për shkak të problamtikës së dosjeve, kryesisht mbivendosjes së pronave vetëm gjysma e ish pronarëve që kanë aplikuar pritet të përfitojnë. Fondi i vënë në dispozicion ëhstë 1 miliardë lekë dhe ish pronarët do t ëkompensohen për sipërfaqe që variojnë nga 200 deri në 600 metër katror.

“Ne arritëm të pranonim rreth 1012 aplikime. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, sipas detyrimit ligjor që ka, ka nj afat prej muajsh që të përpunojë të gjitha këto dosje. Sigurisht jo të gjitha do të jenë prezumisht apo potencialist fitues. Ka shumë aplikime me vendime të vona që sipas përllogaritjeve tona gjithmonë paraprake nuk do të arrijnë dot të üpërfitojnë mjaftueshëm para. Pra e thënë ndryshe üparat do të ,barojnë në gjysmën e numrit të aplikuesvë apo dicka më pak”,- deklaroi kreu i Agjencis së Kompensimit dhe Kthimit të Pronave, Elvis Cefa.

Ndërkaq agjencia e khimit dhe kompensimit të pronave do të kompensojë me një fond prej 40 milionë lekësh edhe një pjesë të pronarëve që iu është zënë toka nga ndërtimet informale.

“Në këtë fond përfshihet një shifër modeste e futur nga vetë agjencia e Kompensimit dhe Kthimit të Pronave që konsiston në të ardhurat e krijuara si pasojë e tjetërsimit të sipërfaqëve në oborr përdorim apo të sipërfaqeve të tjera shtetërore që kjo agjenci ka detyrimin me ligj që ti tjetërsojë. Ky fond i cili varion diku në 40 milion lekë të reja ëshë bashkuar jithashtu me fondin e këtij viti dhe do ketë destinacion që ti shpërndahet subjekteve të shpronësuara në respekt të detyrimeve ligjore që agjencia ka edhe në këë këndvështrim”- nënvizoi Cefa.

Nga shuma e grumbulluar deri më tani, pritet të përfitojnë 92 pronarë apo bashkëpronarë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Pronat, dorëzohen 1012 dosje për kompensim financiar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›