E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, i shket këmba mbytet 14-vjecari në lumin Erzen

DURRËS- Mbytja e një 14-vjecari në ujrat e lumit Erzen ka tronditur pasditen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se 14-vjecari me inicialet M.Dh ka qënë duke luajtur me shokët pranë bregut të lumit Erzen në Shijak të Durrësit, ku nga pakujdesia i ka shkarë këmba dhe ka rënë brenda në lumë.

Kanë qënë pikërisht shokët e tij të cilët kanë lajmëruar policinë për cka ka ndodhur, pasi nuk kanë mundur ta shpëtojnë bashkëmoshatarin e tyre të clin e ka përfshirë rrjedha e lumit me shpejtësi.

Ndërkohë në ndihmë të policisë që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët, të cilët kanë nisur kërkimin në ujrat e lumit në përpjekje për të gjetur trupin e mbytur të 14-vjecarit.

Polica bën me dije se adoloshenti i mbytur pasditen e sotme është banues në fshatin Reth.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›