Pronat në Kashar, gjykata përgjysmon dënimet
Nga Klodiana Lala
Prokuroria kërkoi 55 vite burg dhe 49 milionë lekë gjobë për të pandehurit në gjykim për abuzime me tokat e Kasharit. Kërkesa për gjykim të shkurtuar favorizon 7 të pandehurit.
Merr fund maratona gjyqësore për një nga dosjet më të shumëpërfolura për abuzimet me pronat në kryeqytet. Shtatë të akuzuarit e dosjes “Kashari” dëgjuan dje vendimin e Gjykatës, që i cilësoi fajtorë dhe ndëshkoi me masa dënimi që variojnë nga 2 deri në 6 vjet burg dhe disa milionë lekë gjobë. Skandali i tjetërsimit të pronave u zbulua afro dy vite më parë dhe vetëm tani kemi të ndëshkuarit e parë për aferat korruptive. Por, ndryshe nga kërkesa e prokurorit Armand Gurakuqi, për dënimin me 55 vite burg dhe 49 milionë lekë gjobë për shtatë të pandehurit, mes të cilëve dhe dy ish-kryekomunarë të Kasharit, gjykata i dënoi ata me 28 vite burg dhe 22 milionë lekë gjoba. Përgjysmimi i dënimit ka ardhur si pasojë e gjykimit të shkurtuar që kanë përfituar të akuzuarit për tjetërsimin e dhjetëra hektarëve tokë në periferi të Tiranës, zonë mjaft e lakmuar nga biznesi. Ndërkaq tre të pandehurit: Naim Karaj, ish-kryetar i Komunës së Kasharit, Ismail Bakalli dhe Ruhi Valisi, po gjykohen me procedurë normale, për shkak se ndryshe nga të pandehurit e tjerë refuzuan gjykimin e shkurtuar.
Vendimi
Në sallën e tejmbushur me familjarë e të interesuar, gjyqtari Sokol Tona për rreth dy orë ka lexuar verdiktin përfundimtar për shtatë të akuzuarit e dosjes “Kashari”. Ish-kryekomunari Alfred Sulaj u shpall fajtor dhe dënua me 6 vjet heqje lirie e 6 milionë lekë gjobë, për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv” nga të zgjedhurit vendorë dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ai i kishte bërë babait të tij Jakup Sula, “dhuratë” një sipërfaqe toke prej 20 mijë metrash katrorë, ndërsa në emër të dajës së tij ka kaluar një sipërfaqe prej 18.6 dynymë tokë po në Kashar. Ndërkaq, ish-kryekomunari Faik Fejzo përgjatë viteve 2000-2003, si dhe të pandehurit: Bardhyl Kamberi, Islam Shera, Ismail Sula, Shefqet Alikaj dhe Xhevahir Hyka, u dënuan nga 2 deri në 6 vjet heqje lirie, si dhe u detyruan nga gjykata të paguajnë gjoba që variojnë nga dy deri në pesë milionë lekë.
Abuzimet
Sipas prokurorisë, të pandehurit Alfred Sulaj, Faik Fejzo, të dy ish-kryekomunarë të komunës Kashar, në bashkëpunim me vartësit e tyre, Ismail Sula, Shefqet Aliko, Bardhyl Kamberi dhe Xhevahir Hyka, kanë falsifikuar dokumentet e praktikave të ndarjes së tokës në Kashar. Banorët e Kasharit, që në bazë të ligjit duhet të ishin pronarët e vërtetë të sipërfaqeve të mëdha të tokës, janë lënë me “gisht në gojë” dhe këto sipërfaqe në zonën më të lakmuar nga biznesi kishin kaluar në emrat e të afërmve të të pandehurve. Denoncimet e banorëve dërguan në qeli të akuzuarit. Operacioni për arrestimin e tyre gati dy vjet më parë u kodua “Kashari”. Hetimet për abuzimet me pronat u shtrinë përgjatë harkut kohor të viteve 2000-2007. Në kohën kur shtatë të akuzuarit e parë dëgjuan verdiktin e gjykatës, për tre të tjerë, mes të cilëve dhe ish-kryekomunari Naim Karaj, vazhdon gjykimi në Gjykatën e Tiranës.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)