Grabitja Zbardhet Skema mbesat i vjedhin dajes 15 milione leke
Tri vajzat per tre muaj rresht grabiten dajen e tyre dhe me pas leket e vjedhura i investuan duke blere nje apartament dhe nje parukeri
Prej tre muajsh tri hajdute profesioniste kane vjedhur dajen e tyre. Shuma e parave te grabitura gradualisht dhe pa rene ne sy nuk eshte e vogel por plot 15 milione leke. Grabiteset ishin tri adoleshente ndersa viktima nje biznesmen ne kryeqytet. Skema e vjedhjes u zbardh nga policia e kryeqytetit diten e djeshme dhe autoret u vune ne pranga.
Arrestimi i tre vajzave
Diten e djeshme strukturat e Hetimit te Krimit te Policise se Tiranes dhe konkretisht forcat e Komisariatit nr. 4 bene dokumentimin dhe zbardhjen e nje vjedhjeje me shume te konsiderueshme. Zedhenesja e policise Alma Katragjini tha se jane vene nen pranga tri femra te dyshuara per kete vjedhje dhe ato jane Aferdita Adem Pepmarkaj Olgerta Sulejman Pagushi dhe Laureta Sabri Kollaku. Sakaq eshte proceduar edhe nje mashkull 16-vjecar me inicialet G. J. Sipas policise keto shtetase ne bashkepunim me njera tjetren qe ne fillim te ketij viti dhe tetor-nentor te vitit 2011 kane vjedhur ne nje banese shumen 150 milione leke te vjetra. Ato i kane shpenzuar parate duke investuar ne dy dyqane parukerish dhe duke dhene hua shoqerise. Policia ka sekuestruar nje shume e konsiderueshme parash dyqane parukerie ne rrugen Hoxha Tahsin dhe nje apartament ne Tirane.
Skema e vjedhjes
Sipas policise vjedhja eshte realizuar ne dy etapa brenda tre muajve. Adoleshentet kishin qe nga muaji tetor te vitit te kaluar deri ne dhjetor qe e vidhnin dajen e tyre rregullisht ne banese. Pas disa jave hetimesh kohe gjate te ciles u zbardh vjedhja policia e Tiranes arrestoi Oligerta Sulejman Agushin 18 vjece banuese ne Tirane Laureta Sabri Komakun 18 vjece banuese ne Tirane Aferdita Adem Pepmarkajn 19 vjece banuese ne Tirane si dhe u procedua ne gjendje te lire shtetasi i mitur G. J. 16 vjec. Sipas policise tri vajzat dhe i mituri ne bashkepunim me njeri-tjetrin qysh ne fillim te ketij viti dhe ne vazhdim nga muaji tetor-dhjetor te vitit 2011 kane vjedhur ne banesen e shtetasit Avdyl Trojko 42 vjec me banim ne Tirane nje shume parash prej 150 milion lekesh te vjetra. Pas marrjes se shumes se parave keto shtetase i kane shpenzuar ato duke investuar e arreduar dy dyqane te ndryshme parukerish si dhe duke u dhene hua ne forme borxhi shoqerise se tyre. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan nje shume parash te vjedhura ne banesen e te demtuarit nje ambient dyqani parukerie rreth 50 m katror ne rrugen Hoxha Tahsin nje apartament 60 m katror tek Xhamlliku. Tre vajzat dhe i mituri jane nen akuze per vjedhje te kryer ne bashkepunim.