E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet drejt SHBA-se Hektor Kelmendi

Diten e djeshme u ekstradua nga Tirana drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes Hektor Kelmendi shtetasi kosovar i shumekerkuar nderkombetar per krime te renda si trafik te qenieve njerezore emigracion ilegal vrasje e gjymtime.

Sipas Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana ekstradimi i Hektor Kelmendit u krye mengjesin e te premtes rreth ores 0430. 53-vjecari Hektor Kelmendi i njohur ndryshe si Deme Nikqi u lind ne Peje te Kosoves dhe eshte i pajisur me pasaporte serbe. Shtetasi Hektor Kelmendi ishte shpallurne kerkim nderkombetar nga Interpol Uashingtoni pasi mbi te rendojne nje sere akuzash per kryerjen e krimeve shume te renda si organizim te emigracionit ilegal plagosje me pasoje vdekjen gjymtim dhe vrasje si dhe organizim te trafikut te qenieve njerezore. Gjykata e Rajonit Lindor te Nju Jorkut me date 19 maj 2010 ka leshuar urdhrin e arrestit per kete shtetas per veprat penale Nxitjen e te huajve per te hyre ne territorin amerikan me pasoje vdekje Nxitjen ndaj nje te huaji per te hyre ne territorin amerikan duke shkaktuar demtime te renda trupore dhe venien ne rrezik te jetes Kontrabande te huajsh Nxitjen e te huajve per te hyre ne territorin amerikan Konspiracion per te sjelle te huaj ne territorin amerikan. Hektor Kelmendi u arrestua ne piken kufitare te Morines me 4 dhjetor te vitit te kaluar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›