E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e punetorit te Gerdecit Me paralajmeruan per rrezikun

Ish-kryetar i Shoqates se Punetoreve te Gerdecit dhe njeri prej deshmitareve ne procesin gjyqesor per zbardhjen e ngjarjes Andi Belliu ka depozitiuar deshmine e tij ne gjykate. Gjate deshmise se tij ai deklaroi se ishte paralajmeruar per rrezikun qe kishte demontimi i fishekeve. Ai tha se njeri nga administratoret amerikane Rod Tejler i kishte ofruar pune per demontim te fishekeve te kalibrit te vogel dhe se kishte qene po ky shtetas qe e kishte paralajmeruar se faza e dyte e demontimit te fishekeve atyre te kalibrit te madh ishte me mjaft rrezik dhe se ai duhet te largohej nga puna.


Belliu tha se ishte njohur perpara se te fillonte pune ne Gerdec me Tejler Kisha nje qender interneti ne qender te Vores Red Tejlor vinte shpesh aty.


Nga fundi i vitit 2007 amerikani i kishte thene Andi Belliut se projekti i dyte i demontimit te predhave te kalibrit te rende ne Gerdec ishte mjaft i rrezikshem. Belliu tha se dhe administratori amerikan Rod Tejler per shkak te pasigurise rrinte shume pak ne zyren e tij ne Gerdec.


Ai gjithashtu foli edhe per disa pamje filmike te cilat i kishte filmuar shtetasi amerikan ne momentin e shperthimit pamje te cilat Belliu tha se ia kishte dhuruar mediave.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›