Prona 38-vjecari kanos bashkefshatarin

Konflikti per motive pronesie mes dy bashkefshatareve ka shtyre njerin prej tyre qe te kanose tjetrin. Mesohet se ngjarja ka ndodhur gjate mbremjes se te merkures ne qytetin e Bilishtit. Sipas burimeve zyrtare policore behet e ditur se Andrea Kambo 38 vjec nga fshati Bitincke e Devollit per motive pronesie ka kanosur shtetasin S. Zyli 49 vjec nga fshati Dobranj i rrethit Devoll. Fatmiresisht ngjarja ka perfunduar pa asnje te plagosur. Ndersa policia porsa eshte vene ne dijeni te konfliktit ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e ceshtjes. Nderkohe policia ndaj te dyshuarit ka nisur procedimin penal ne gjendje te lire per vepren penale te kanosjes dhe materialet hetimore ne ngarkim te tij i kaluan prokurorise se Korces per hetime te metejshme.