E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, shtyhet ligji per token

Ligji 7501 “Per Token” nuk do te shfuqizohet. Pikerisht dje, kur Kuvendi kishte percaktuar ne axhenden e tij votimin e ligjit, komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese e ktheu per rishqyrtim ne nje afat te papercaktuar. Deputetet si pozites dhe opozites, kerkuan kohe e sqarime te metejshme nga qeveria, apo njohjen e efekteve e pasojave qe sjell shfuqizimi, duke e lene kryetarin e Grupit parlamentar republikan edhe kete here me “gisht ne goje”. “Rikthimi i amendamentit per shfuqizimin e ligjit 7501 per token, me la nje shije te keqe, pasi ishte vetem per votim. Shpresoj qe ndonje deputet tjeter te mos vije nje dite e te thote se nuk di asgje per projektligjin”, reagoi Madhi, i zhgenjyer per te disaten here nga politika dhe mazhoranca, ku ai ben pjese. Sipas republikanit, lenia ne fuqi e ligjit 7501 “Per Token”, nuk ben gje tjeter vecse lejon vazhdimin e abuzimeve ne ndarjen e tokes bujqesore.
Madhi tentoi te ndergjegjesoje dje edhe njehere politiken, por edhe deputetet e PD-se per abuzimet e medha qe po vazhdojne me pronat, por pa rezultat. Komisioni vendosi qe te marre informacionet e nevojshme nga ekzekutivi, por edhe te njihet mire me projektligjet me te fundit te qeverise per pronen, para se te marre nje vendim. “Eshte absurde qe deputetet kerkojne vazhdimisht te njihen me amendamentin tim. Ai ka muaj qe eshte ne Kuvend e vazhdon te diskutohet”, reagoi kreu republikan. I perballur me reagimin e komisionit, ku republikani nuk pati as mbeshtetjen e opozites, por as aleances se PD-se, ai nuk mundi te reagoje ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve.
I vetem ndaj kundershtimit te shumices se kuvendit, Madhi u pajtua serish me shtyrjen e radhes. Kreu i grupit republikan nuk foli fare per amendamentet e tij gjate konferences, por pranoi serish shtyrjen qe erdhi me konsensusin e PD-PS. Qe ne maj te vitit te kaluar, deputeti republikan dorezoi ne Kuvend kerkesen per shfuqizimin e ligjit 7501 “Per Token”, si dhe ndryshimet ne ligjin per “Kthimin e Kompensimin e Pronave”. Por mungesa e konsensusit politik dhe mbeshtetja e PD-se ka bere qe per tere keta muaj Kuvendi te mos mund te kaloje projektligjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›