E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, 7 miliarde kwh energji per vitin 2008

Prodhimi i energjise elektrike ne vend gjate ketij viti pritet te kape nje nivel prej rreth 4, 8 miliarde kwh, nderkohe qe nga importi do te vijne rreth 2,5 miliardw kwh te tjera. Ky eshte skenari qe ka parashikuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare per vitin 2008, por kjo gje do te varet plotesisht edhe nga cmimet e reja te energjise elektrike. Megjithate, do te duhet me domosdo qe te hyjne ne fuqi cmime te reja te energjise, per te bere te mundur kete gje, theksojne zyrtare te Korporates. Me kete sasi energjie, prej mbi 7 miliarde kilovat-oresh, nderprerjet e energjise mund te jene shume te vogla dhe do te varen me shume nga rrjeti i energjise dhe nga mundesite e transmetimit te saj. Nga ana tjeter edhe cmimet e reja te energjise qe priten te miratohen do te bejne te mundur qe KESH-i te mos shese me energji nen kosto dhe te rendoje bilancin e saj financiar. Gjithashtu, korporata ben me dije se, ajo, per kete viti do te vazhdoje me lidhjen e kontratave me te gjithe abonentet qe ende jane pa kontrata dhe nuk paguajne fare fatura te energjise elektrike. Kjo do te beje qe humbjet ne rrjet te pakesohen edhe me shume. Situata energjetike aktuale ne liqenin e Fierzes eshte e mire dhe duke qene se vendi eshte ende ne fillim te dimrit pritet qe rezerva te ruhet dhe te mundesoje prodhimin e sasise se parashikuar te energjise. KESH-i ka vuajtur gjate vitit te kaluar nje situate te rende me rezerven ujore, per shkak te reshjeve te pakta, ose thuajse te munguara, nga marsi deri ne nentor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›