Pronesi me Drejtesi Zgjidhja e prones kerkon nderhyrje te Europes dhe SHBA
Tirane 28 dhjetor NOA - Populli i Dukatit meriton mbeshtetje per protesten paqesore maturine dhe solidaritetin qe po tregojne ne kerkimin e te drejtes se tyre per pronesine e asaj qe u takon.
Keshtu shprehet Rrapo Danushi kryetar i Shoqates Kombetare te te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi ne nje leter publike duke shtuar ne radhet e saj se jo vetem shqiptaret por dhe institucionet nderkombetare e kane te qarte se ne keto 20 vjet me pronat nuk ka progres por ka regres dhe kete e kultivoi postkomunizmi me ligjet qe shkelin te drejten e prones.
Prandaj dhe zgjidhja duhet bere nepermjet ligjit. Kompensimi eshte vetem nje flluske sapuni e shpikur nga politikanet batakcinj qe kane grabitur pronat tona.
Fatkeqesisht anarkia e prones ka ndodhur me mbeshtetjen me projektet dhe fondet e europianeve dhe keto qendrime armiqesore ndaj pronareve autoktone duhet te korrigjohen po prej tyre nepermjet kushtezimit te shtetit qe te jete detyrimi i pushtetit per kthimin me ligj te prones tek i zoti shton Danushi.
Duke cituar me pas se zgjidhja e kerkeses se Dukatit dhe gjithe pronareve te ligjshem qe perputhet me nenin 181 te Kushtetutes dhe me kerkesat e raportit te Bashkimit Europian eshte i thjeshte por pengohet pasi mungon vullneti politik.
Zgjidhja kerkon nderhyrje te Europes dhe te SHBA. Kjo nderhyrje do te sheroje plagen e popullit do te mbylli burimin e korrupsionit per pushtetaret kete krim te organizuar qe mohon demokracine dhe do te largoje nga rruga antikombetare politikanet mekatare dhe pa integritet qe per para po shesin dhe shkaterrojne Shqiperine.
Me kete nderhyrje Evropa dhe SHBA ashtu si ne 1990 me hapjen e ambasadave sot do te rivendosin te drejten e shkelur do te shmangin vetegjyqesine do te krijoje kushte per stabilitet politik dhe zgjidhjen e krizes politike aktuale.
Pa kthyer pronen tek i zoti sipas kufijve te para grabitjes komuniste nuk ka demokraci. Asnje politikan shqiptar apo i huaj nuk mund te thote se Shqiperia ka shtet ligjor Kushtetute dhe demokraci perderisa vete Shteti e shkel kaq hapur Kushtetuten dhe nuk kthen me ligj pronen tek i zoti shton me tej letra.
Duke perfunduar se protesta paqesore e Dukatit eshte thirrje per te gjithe pronaret e bregdetit nga Velipoja e Lezha deri ne Sarande qe te marrin shembull dhe te mos percahen nga politikanet batakcinj sic ndodhi me Kakomene qe u percane.
n.e/NOA