E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha i vuri vulën krizës politike

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot për rrëzimin në Kuvend të kërkesës së PS-së për komisionin hetimor.

Në bashkëbisedimin me gazetarët kreu i opozitës theksoi se rrëzimin e kërkesës së PS-së kryeministri Berisha i vuri vulën thellimit të krizë politike në vend. Sipas tij falë vulës së mbëmshme shqiptarët e kanë vërtetuar se kryeministri Berisha i ka vjedhur zgjedhjet e 28 qershorit.

“Dje Saliu sërish foli pafund, shpifi për opozitën dhe i dha fund këtij viti parlamentar duke rrëzuar kërkesën e opozitës në mënyrën më të dëmshme duke thelluar krizën” theksoi Rama.
 

Gjithashtu Rama e cilësoi situatën që po kalon vendi si mjaft dramatike ku vendi ndodhet në udhëkryq të rrezikshëm.
 

"Situata është mjaft dramatike dhe në udhëkryq të rrezikshëm ku shoqëria rrezikon të mpihet sepse aferat dhe skandalet e korrupsionit janë bërë të dukshme sa asgjë nuk çudit më askënd” theksoi Rama.

Ndërkohë kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj e transparencës duke e çuar deri në fund betejën e saj.
 

“Opozita do vazhdojë të kërkojë tranparencë, të denoncojë vjedhësit e zgjedhjeve dhe të çojë përpara një proces politik që duhet të kurorëzohet me çlirimin e zgjedhjeve” theksoi më tej Rama duke shtuar se herët ose vonë kjo transparencë do të bëhet.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›