Prononcime
“Unë kërkoj nga drejtësia shqiptare të më gjejë fajtorët që më infektuan vajzën me këtë sëmundje. Kërkoj, pse kallëzimi im është mbajtur pezull prej kaq kohësh dhe askush nuk më ka sqaruar sa herë kam kërkuar në prokurori. Aq më keq që Ministria e Shëndetësisë e ka bërë veshin të shurdhët për hallin tim. Ndaj shtetit kërkoj dëmshpërblim, sepse jemi familje e varfër dhe nuk kam asnjë mundësi financiare të blej ilaçe të shtrenjta për vajzën e sëmurë.
Agim Dervishi, gjyshiNjë foshnjë e vogël nuk mund ta marrë sëmundjen e SIDA përveçse në rrugë jashtë atyre që njihen për faj të personit. Ka ligje ky shtet që të vendosë para përgjegjësisë fajtorët? Ky fat na ra dhe jetojmë të gjithë me një vdekje për së gjalli. Në rast se mbesa ime do të detyrohet të largohet nga kopshti, sëmundja do ta marrë më shpejt”
#