Tavo Iu bashkova LSI per te mbetur socialist PS nuk me ktheu pergjigje

Tirane 30 tetor NOA Update - Iu bashkova Levizjes Socialiste per Integrim per te mbetur socialist. Kjo ka qene deklarata e bere nga deputeti Vangjel Tavo sapo ka konfirmuar zyrtarisht para kreut te kesaj force politike Ilir Meta anetaresimin ne grupin e saj parlamentar.
Sic behet me dijeni per agjencine e lajmeve NOA nga burime prane takimit Tavo ka pohuar se eshte detyruar te beje nje zgjedhje te tille pasi nuk ka mundur qe te marre nje pergjigje nga selia roze kundrejt kerkesave te tij ne lidhje me disa kritika mbi funksionimin e deges se Partise Socialiste te Gjirokastres.
I lashe afat Partise Socialiste qe te reflektonte deri ne 29 tetor dhe prisja pergjigje pozitive prej saj por nuk mora asnje pergjigje tha ai.
Nga ana e tij kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u shpreh lidhur me kete anetaresim te ri ne grupin e tij parlamentar se kjo eshte nje zgjidhje e drejte dhe se bashke me Tavon do te punojne per interesat e shqiptareve.
Deputeti Vangjel Tavo eshte kolegu yne prej 20 vitesh tha me pas Meta.
Ne kete menyre deputeti Vangjel Tavo i shton nje numer te ri grupit parlamentar te LSI-se pas largimit nga radhet e kesaj force politike te deputetit Dritan Prifti.
Tavo e kishte paralajmeruar seline roze per plotesimin e disa kushteve dhe pas kesaj date pohoi se do te merrte vendimin perfundimtar i cili mesa duket ka qene ai i bashkimit me grupin parlamentar te LSI-se.
Qendrimi im lidhet me mos gjetjen e konsensusit per zgjidhjen e problemeve brenda gjirit te partise socialiste ne Gjirokaster ka sqaruar Tavo ne takimin e zhvilluar me simpatizante ne seline e PS-se ne Gjirokaster duke theksuar se qendrimi i tij i tille ka qene i detyruar nga lideri i Partise Socialiste.
Sipas tij ne kete force politike Rama e ka
gjetur dhe ai do te vazhdoje te jete socialist.
n.e/NOA