Basha mbledh prefektet kerkon gatishmeri per motin e keq
Numri nje i Ministrise se Brendshme ka kerkuar qe strukturat e shtetit duhet te jene te gatshme per tu perballur me situatat qe mund te krijohen per shkak te motit te keq. Kete gje ai e beri te ditur gjate nje takimi dje me prefektet e vendit. Ministri Basha ka kerkuar qe brenda dates 10 nentor te kete nje informacion ne lidhje me te gjitha nevojat per baze ushqimore gatishmerine e hidroforeve si edhe furnizimin me energji elektrike. Basha ka kerkuar vemendjen per Lezhen dhe Shkodren. Me nisjen e ketij sezoni qe pritet te jete i ftohte dhe i lagesht duhet qe gatishmeria te kaloje ne shkallen me te larte. Pergjegjshmeria e strukturave tona te jete ne shkallen me te larte. Inspektimi monitorimi te kryhet jo nje here por disa here ne muaj dhe mos te kete asnje justifikim per mospasje ne gjendje pune te infrastruktures mbeshtetese apo te infrastruktures paresore ne sherbim ose nen kercenimin e situatave te emergjencave civile - tha Basha. Ministri ka prekur edhe piken me te rendesishme te masave per dimrin ate te permiresimit te argjinaturave dhe ka kerkuar rregullimin e shpejte te tyre perpara mesit te nentorit. Ministria e Brendshme ka filluar keshtu pergatitjet per te qene sa me afer banoreve qe mund te preken nga moti i veshtire.