E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi Grup ekspertesh ne reaktoret e Iranit


Kreu i Agjensisë Bërthamore të OKB-së (IAEA) kërkoi ditën e enjte dërgimin e një misioni me ekspertë të lartë në Iran, për të qartësuar se çfarë po ndodh me programin nuklear të vendit të madh arab.

Drejtori i Përgjithshëm i institucionit, Yukiya Amano, shtoi se ekzistojnë “informacione të besueshme” se Irani ka kryer aktivitete të përparuara drejt ndërtimit të një bombe.

Sipas tij, besohet se në vend ekzistojnë materiale dhe programe të padeklaruara ndonjëherë, ndërsa shtoi se “është në interesin e Iranit që të pranojë komisionin e ekspertëve, për të hequr dyshimet që ekzistojnë rreth tij”.

Teherani ka pranuar ekzistencën e programeve bërthamore, por duke kënbëngulur që programi Eshtë në interesin e Iranit që të pranojë komisionin e ekspertëve, për të hequr dyshimet që ekzistojnë rreth tij

Yukiya Amano
Drejtor i Përgjithshëm i IAEA-s është i përqendruar vetëm për arsye paqësore.

Më parë gjatë muajit, Amano informoi se në vend janë gjetur programe kompiuterike dhe dokumente që do i përkasin vetëm zhvillimit të energjisë bërthamore për arsye ushtarake. Si rrjedhojë, presidenti i Izraelit deklaroi se mundësia e një ndërhyrje ushtarake po merrej seriozisht në konsideratë nga Tel Avivi, deklaratë që riktheu Iranin përsëri në qendër të vëmendjes së opinionit botëror.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës

Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Ligji i ri për bankat
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›