Vatikani ndjekje ligjore ndaj Benetton-it

Vatikani lajmëroi se do të nisë një procedim ligjor ndaj kompanisë “Benetton”, e cila publikoi një reklamë në të cilën Papa puthej me një imam mysliman.
Vendimi i Selisë së Shenjtë vjen pavarësisht se kompania e veshjeve lajmëroi gjatë ditës se do të tërhiqte publicitetin.
Fushata e re publicitare e “Benetton” përfshin imazhe të fotografive të montuara të lidereve botërorë duke u puthur me njëri-tjetrin në buzë. Në deklaratën e tij, Vatikani shprehej se do të merrte “masat e domosdoshme” ligjore, për të ndaluar përdorimin e ardhshëm të imazhit, përfshi në media.
Nga deklarata e Selisë së Shenjtë nuk është e qartë nëse “Benetton”-i do të ndiqet penalisht për dëmtim imazhi.
Në një reagim nga instituti fetar në të cilin punon imami egjiptian i portretizuar në reklamë, imazhi konsiderohej si “i papërgjegjshëm dhe absurd”.
”Benetton” portretizoi duke u puthur Papën Benedikti XVI me imamin e xhamisë al-Azhar në Kajro, Ahmed el Tayyeb.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës
Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Ligji i ri për bankat
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së