Juventus ne gjurmet e Hummels

Juventus është ende në kërkim të një mbrojtësi. Për bardhezinjtë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të arritur te Rodolfo dhe për këtë arsye ata po kërkojnë të sjellin në Torino, Mats Hummels nga Borusia e Dortmundit
Sipas të përditshmes italiane ‘Tuttosport’, babai dhe agjenti i futbollistit ka folur me disa emisarë të klubeve europiane duke lënë të hapur mundësinë e transferimit të Hummels në “Galileo Ferraris”. Por pavarësisht nga deklaratat e agjentit të Hummels, operacioni duket shumë i komplikuar për t’u realizuar në muajin janar.
Së pari, Borusia Dortmund kërkon të arkëtojë të ardhura. Por për këtë i duhet të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve dhe Humels është një futbollist shumë i rëndësishëm për të. Kjo do të thotë që operacioni për Humels ka më shumë mundësi të realizohet në merkaton e verës kur Dortmundi nuk do të kërkojë më pak se 15 milionë Euro.
Për të ulur pretendimet e drejtuesve të klubit kampion të Gjermanisë, Juventus mendon të përfshijë në bisedime Milos Krasiç dhe Elian. I pari tashmë është jashtë planeve të Kontes pasi nuk është i përshtatshëm për skemat e tij, ndërsa Elia në këtë sezon ka luajtur vetëm 9 minuta, që janë shumë pak për të.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Low: Gjermania ka rritur nivelin
Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”. Botërori i klubeve, shorti ndihmon Barcelonën
Për Barcelonën duket se nuk do të jetë e vështirë për të siguruar finalen e Botërorit të klubeve që do të zhvillohet në Japoni në muajin dhjetor. Kontrata e re, De Rossi humb durimin
Cështja e rinovimit të kontratës së De Rossi-t është kthyer në një problem të madh për skuadrën e Romës. Mesfushori italian nuk është i kënaqur me bisedimet që po zhvillohen me drejtuesit e klubit duke e komplikuar gjithnjë e më shumë këtë cështje. Galliani: Drogba? Nuk flas për merkaton
Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, nuk ka pranuar të flasë për mekaton e janarit duke u shprehur se i vetmi futbollist që pret të shohë në fushë me fanellën kuqezi është Gennaro Gattuso. FSHF: Nuk ankohemi tek UEFA për racizmin
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që të mos ankohet tek UEFA për thirrjet raciste të grupimit të tifozëve “Majmunët”, në miqësoren që Shqipëria barazoi 0-0 me Maqedoninë.
Lajmet kryesore
Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës
Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Ligji i ri për bankat
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së