E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi: Konfederatë mes Shqipërisë, Kosovës e SerbisëNga Die PresseKërkuesi për paqen, norvegjezi Johan Galtung do e ndante Kosovën në kantone shqiptare dhe serbe. Kantonizimi sipas modelit zvicerian do të ishte zgjidhja, që do linte të kënaqur si

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Propozimi: Konfederatë mes Shqipërisë, Kosovës e SerbisëNga Die Presse

Kërkuesi për paqen, norvegjezi Johan Galtung do e ndante Kosovën në kantone shqiptare dhe serbe. Kantonizimi sipas modelit zvicerian do të ishte zgjidhja, që do linte të kënaqur si shumicën shqiptare, ashtu dhe pakicën serbe.

Shumica e kantoneve do të ishin shqiptare, minimumi tre, minimumi tre- dy në veri të Kosovës, e një në Prishtinë, do të ishin serbe, sqaron idenë e tij Galtung për gazetën serbe “Politika”.

Si perspektivë më afatgjatë, Galtung sheh mundësinë e krijimit të një confederate të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Anëtarët e kësaj federate sipas shembullit të shteteve të Beneluksit do të bëheshin njëkohësisht anëtarë të Bashkimit Europian, ose një grup sipas shteteve nordike, ku disa janë anëtare të BE, e disa jo.

Viti i dytë i pavarësisë

Të nesërmen Kosova feston vitin e dytë të pavarësisë. Shteti më i ri i Europës është njohur deri më tani nga 65 shtet, mes tyre dhe shumica e shteteve anëtare të BE. Serbia e shikon sërish Kosovën si provincë të saj. Autoritetet në Prishtinë janë përpjekur që të integrojnë pakicën serbe në veri të Kosovës. Serbët në Kosovë, ashtu si Beogradi, e kundërshtojnë planin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›