E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi i Berluskonit PS kërkon referendum për centralin bërthamor

Autori i Lajmit: Redaksia

Kur vjen fjala per referendum PS nuk ka frike nga manipulimi, por propozon te mbahet nje plebishit per centralin berthamor. Kerkesa publike bëhet në mes të debatit të kutive. Pak ditë pas deklaratës së Kryeministrit Italian Silvio Berluskoni, i cili konfirmoi planet e tij për ngritjen e një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë, Partia Socialiste kërkoi referendum kombëtar për këtë çështje, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence. Deputeti socialist Besnik Baraj, tha se iniciativa të tilla kaq të ndejshme për publikun dhe qytetarët, duhet të konsultohen gjerësisht para se të bëhen fakt i kryer.
“Inisiativa kaq të rëndësishme në çdo vend demokratik realizohen pas një konsulte të gjerë me komunitetin”, tha deputeti Baraj.
Ai shtoi se deria bëhet fjalë për centralin e parë bërthamor projekti për ndërtimin e tij duhet të zbatohet vetëm pasi të marrë miratimin e qytetarëve.

Ky lajm është publikuar: 30/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›